Heqje e suksesshme e ushqimit të ngecur në ezofag në AS TRIMI
Së fundmi, në AS TRIMI kemi trajtuar një pacient 50-vjeçar i cili paraqitej me vështirësi të menjëhershme në gëlltitje pas konsumimit të një cope të madhe mishi të kuq. Gjatë gastroskopisë urgjente u konstatua një copë mishi e ngecur në ezofagun distal (shihni fotografinë).
Me ndërhyrje të kujdesshme endoskopike, bllokimi u hoq me sukses në një seancë. Në fotografinë e dytë shihet copëzat e mishit pas nxjerrjes.
Pse ndodh ngecja e ushqimit në ezofag?
Ky fenomen mund të ndodhë për disa arsye, si:
-
Mos-përtypja e mirë e ushqimit dhe gëlltitja e copave të mëdha (arsyeja në këtë rast).
-
Ngushtime të ezofagut (striktura ose unazat e tipit Schatzki).
-
Çrregullime të lëvizshmërisë së ezofagut (si akalazia).
-
Lezione malinje, të cilat gjithmonë duhet përjashtuar.
Në këtë rast, pas vlerësimit të plotë, nuk u gjet asnjë shkak serioz tjetër.
Mesazhi kryesor
👉 Përtypni ushqimin ngadalë dhe mirë, sidomos mishin e kuq që është më i fortë.
👉 Nëse përjetoni shpesh vështirësi në gëlltitje, mos e neglizhoni — konsultohuni me një gastroenterolog për të përjashtuar shkaqe më serioze.
Në AS TRIMI ofrojmë ndërhyrje endoskopike të sigurta dhe efektive për raste urgjente, por njëkohësisht kujdesemi edhe për parandalimin dhe edukimin e pacientëve.